GURTHEMELI & Pllaka

Ju drejtohem sot për të shënuar angazhimin e vazhdueshëm e afatgjatë ,si dhe për të shënuar ndërtimin e fabrikes së parë të Metal FIX. Vetë projekti i ndërtimit është i denjë për t'u përmendur.
Ky projekt ilustron angazhimin e Metal FIX për qëndrueshmërinë mjedisore dhe plotëson standardet më të larta të "ndërtimit të gjelbërt". Fillimisht kamë kënaqësi të madhe të falenderoj ekipet e mija për punën e tyre dhe vullnetin në punë.Kjo është jetike për të ecur përpra. Planifikimi i këtij projekti ka qenë shumë i përpiktë, shumë punë, ndonjëherë e lodhshme, por mbi të gjitha emocionuese.

Dhe tani jam shumë i lumtur që shoh rezultate fizike. Një Fabrike e ndertuar me qëllim, me pajisje moderne dhe staf të duhur, ndihmon në krijimin e një mjedisi të mirë për inovacionin. Megjithatë, suksesi i vërtetë i këtij projekti shkon shumë përtej ndërtimit të kesaj Fabrike ai do të vijë ndërsa zhvillojmë produkte të reja për Kosovën dhe për pjesën tjetër të botës dhe duke i sherbyr ata në mënyrën më të miri të mundëshme. Vjen perderisa ofrojme cilesinë e pakontestueshme dhe sigurojme vende të reja pune. Pres me padurim zhvillimin dhe forcimin e partneriteteve tona me partner lokal dhe nderkombetar të kërkimit dhe të teknologjisë. Deri në finalizim, ju pershendes dhe suksese secilit në projektet e juaja!

Faleminderit,